De Zerbi me mesazh për tifozët: Ta përkrahim Caicedon

Trajneri i Brightonit, Roberto De Zerbi ka bërë thirrje drejt tifozëve të skuadrës për të treguar përkrahje për mesfushorin ekuadorian, Moises Caicedo.
Caicedo gjatë merkatos së janarit kërkoi publikisht nga Brightoni që ta lejojë të largohet nga klubi, ku interesim serioz kishte shprehur skuadra e Arsenalit.
Brightoni ia refuzoi Arsenalit dy oferta për Caicedon, të fundit në regjionin e 78 milionë eurove, kështu duke ia bllokuar lëvizjen e ëndrrave yllit ekuadorian.
Po ashtu, Brightoni e kishte urdhëruar Caicedon që të qëndronte larg klubit deri sa të mbyllet afati kalimtar, ndërsa trajneri Roberto De Zerbi tani ka kërkuar që të tregohet përkrahje ndaj Caicedos.
“Unë jam i lumtur që Moises Caicedo ka qëndruar me neve. Unë dua të flas drejt tifozëve tanë për ta përkrahur atë. Unë e dua Caicedon. Të gjithë në klub e duan atë dhe unë dua që tifozët të më ndjekin mua, le ta përkrahim Caicedon”, tha De Zerbi.

Back to top button