Hoti takohet me Ecobarin, tregon se çfarë diskutuan

Ish-kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se sot është takuar me të dërguarin e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në një postim në Facebook ka treguar se me Escobarin ka biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin e nevojshëm me SHBA-në.
“Me z. Escobar biseduam për situatën aktuale në Kosovë dhe koordinimin që duhet ta kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të avancuar pozutën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik e miqësia me ta është shenjtë dhe si të tillë duhet ta vazhdojmë përherë!”, ka shkruar Hoti./21Media

Back to top button