DEBATE: Marrëveshja e Procesit të Berlinit për njohje të diplomave

Mustafa: Zbatimi i kësaj marrëveshje do të marr kohë deri në një vit
Ish-zëvendësministri i arsimit, njëherësh drejtor i Qendrës për Avancimin e Performancës së Arsimit, Nehat Mustafa vlerësoi se marrëveshja për njohjen e diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale midis vendeve të rajonit do të marr kohë rreth një vit deri në fillimin e zbatimit. Ai tha se mbetet të shihet se a do të pranojë Serbia diplomat universitare të Kosovës pasi një marrëveshje e ngjashme midis Kosovës dhe Serbisë është nënshkruar vite më parë edhe në Bruksel por që Serbia asnjëherë nuk e zbatojë. Intervistën me z.Mustafa e zhvilloi kolegia Afrora Gara./21Media

Back to top button