Rakiq paralajmëron protestë: Folëm me Vuçiqin gjithë natën

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë kanë folur “gjithë natën” me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Rakiq ka thënë se suspendimi i drejtorit, i cili nuk deshi ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për qortim të qytetarëve me targa ilegale, e ka mbushur kupën.
“Kjo është pika e fundit… Ky është shkatërrimi i marrëveshjes… Nuk mund ta tolerojmë më”, tha Rakiq duke shtuar se të shtunën do të ketë një takim të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, gjegjësisht nëse do të largohen nga institucionet e Kosovës.
Rakiq tha do të mbahet një protestë ku serbët do të shprehin në mënyrë demokratike pakënaqësinë e tyre për shkarkimin e policit Nenad Gjuriq.
Autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna Gjuriqin, pasi ai refuzoi që të zbatonte vendimin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia./21Media

Back to top button