Hoti: Çështja e njohjes në rrethanat aktuale është problematike

Lajm i përditësuar
Profesori universitar, Afrim Hoti, sonte në “21 Drejtpërdrejt” deklaroi se çështja e njohjes nga Serbia nuk është çështje e një aspekti krejtësisht formal.
“Do të ishte e rrugës dhe do të ishte e mirëseardhur sikur ne të kishim një dokument të shkruar që do të vinte nga Qeveria e Beogradit, nga Presidenti serb, i cili  do të thoshte që Republika e Serbisë njeh si shtet të pavarur, sovran, të lirë dhe mir╒pret Republikën e Kosovës në familjen e madhe të kombeve të lira”, tha ai dhe shtoi se në rrethana aktuale është problematike.

Hoti thotë se shumë shpejt priten rezultate lidhur me dialogun Kosovë-Serbi
Profesori universitar, Afrim Hoti, sonte në “21 Drejtpërdrejt” u shpreh se përmes planit franko-gjerman, Serbisë po i tërhiqet vërejtja dhe madje sipas tij, po i bëhet thirrje që t’i jap fund logjikës dhe diskursit të uljes në dy karrige, sepse sipas tij, ecja përpara në zgjidhjen e planit nënkupton rrugë  të përafrimit të Serbisë me Bashkimin Evropian.
“Ngecja në kuptimin e pranimit të këtij plani nënkupton  që ajo do të pranonte status quo dhe rruga e saj ka BE-ja do të ishte e bllokuar. Mbi këtë bazë, unë dua të besoj që po flasim për një plan shumë serioz dhe nuk është e quditshme, ose të paktën nga prespektiva ime, priten rezultate shumë shpejt”, tha Hoti./21Media 

Back to top button