Deda siguron se nuk do ta përkrahin koalicionin PAN
Pas zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 11 qershor
Njëri nga themeluesit e subjektit politik “Alternativa”, Ilir Dedaka falënderuar qytetarët që ia besuan votën koalicionit LDK-AKR- Alternativa.
“Mirënjohje e veçantë për të gjithë aktivistët dhe përkrahësit tonë që palodhshëm u angazhuan për shpresë”, ka thënë Dedaj përmes një shkrimi në “Facebook”
Ilir Deda tha se populli e tha fjalën e vet, tash këtë duhet t’a bëj politika.
Gjithashtu, ai tha se ju siguroj se koalicini LDK-AKR-Alternativa do të qëndrojë bashkë dhe se as si bllok e as si subjekte ndaras nuk do ta përkrahin koalicionin PAN.
Deri tash janë numëruar 91,16 për qind e votave dhe rezultati deritanishëm tregon se po prinë koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) me 34.60%, Lëvizja Vetëvendosje radhitet e dyta me 26.73% ndërsa, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.84% radhitet në vendin e tretë./21Media