Basha i komenton zgjedhjet në Kosovë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar për zgjedhjet në Kosovë

Ai thotë se, klima e qetë nën të cilat u zhvilluan zgjedhje ishte një konsolidim i mëtejshëm i standardeve demokratike në Kosovë.

Sipas Bashës, Partia Demokratike i konsideron një prioritet absolut marrëdhëniet me Kosovën dhe thellimin e bashkëpunimit me çdo qeveri të dalë nga vota legjitime e popullit sovran.

“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes zgjedhjet e mbajtura në Kosovë. Klima e qetë dhe transparente e zgjedhjeve janë dëshmi entuziaste të konsolidimit të mëtejshëm në Kosovë të standardeve demokratike evropiane. Cilësia e këtyre zgjedhjeve është një ogur i mirë në rrugën evropiane të Kosovës.”, thuhet në deklaratën e Bashës.

Po ashtu Basha thotë se në rast të qeverisjes në Shqipëri, ai do ta rrit bashkëpunimin me institucionet dhe qeverinë e re të Kosovës./21Media

Back to top button