Zaev takohet sot me zyrtarët më të lartë të BE-së dhe NATO-s

Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitën e parë zyrtare në Bruksel

Aty do të takohet me kryetarin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, përfaqësuesen e lartë të BE-së dhe nënkryetaren e KE-së Federika Mogerini, me komisarin për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim Johanes Han, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jen Stoltenberg.

Qëllimi i takimit të parë në Bruksel pas marrjes së detyrës është Qeveria ta konfirmojë përkushtimin e tij të plotë të integrimeve në BE dhe NATO, si qëllim strategjik i vendit dhe t’i prezantojë prioritetet reformuese në agjendën qeveritare për kthimin e shtetit në planin e integrimeve euroatlantike, kumtoi sot shërbimi për informim të Qeverisë.

Zaev do të shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për eurointegrime Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Në prag të vizitës porosit se si shembull thellë i vlerëson porositë për mbështetje të Qeverisë së re, të cilët këto ditë i ka marrë nga krerët e BE-së dhe NATO-s.

“Të gjithë pa përjashtim shohin shpresë të madhe në Kabinetin tim dhe në qeverinë e re për ta kthyer vendin në rrugën evropiane. Kjo për ne është motiv shtesë që menjëherë të përfshihemi me proceset reformuese që i kemi premtuar para qytetarëve dhe para miqve tanë në Bruksel për të prezantuar agjendë konkrete reformuese, e cila do t’i zhbllokojë proceset për përparim ndaj anëtarësimit në BE me ripërtëritjen e rekomandimit për fillim të negociatave i cili për shkak të krizës politike është ngrirë tani më dy vite. Qeveria fuqishëm është e përkushtuar me planin konkret për reforma në bashkëpunim me institucionet e BE-së që të punojë edhe në gjetjen e zgjidhjes për hapjen e kapitullit 23 dhe 24, si në mënyrë esenciale jo vetëm në procesin e negociatave për inkuadrim, por edhe për reformat e planit vendor, të cilët duhet ta kthejnë qeverisjen e të drejtës dhe besimit te qytetarët në institucionet”, porositi kryeministri Zoran Zaev./21Media

Back to top button