Dedaj: Zgjedhjet a do ta zgjidhin demarkacionin

“S’don me u thanë medoemos më qenë 11 qershor data e zgjedhjeve” tha Dedaj

Deputeti, Ilir Deda gjatë fjalës së rastit në seancën plenare që po mbahet tha se nuk mundemi me qenë pjesë e një debati teknik, pasi që sipas tij e gjithë kjo është e përgatitur.

“Ne si legjislaturë e meritojmë mocionin e mosbesimit”, theksoi ai.

Dedaj u shpreh se janë treguar të paaftë , “Jemi tregu te paaftë për me u marr vesh për çka do” tha ai.

Por, Dedaj pyeti se a do të zgjidhet demarkacioni me zgjedhje dhe sipas tij duhet të bëhet e qartë a po bëhet ndonjë ndryshim apo vetëm ndonjë anëtar i koalicionit.

“Mirë që po shpërndaheni por, e mira do të ishte të caktoni një datë për zgjedhje kështu do të dilni më mirë. Do të kishte qenë mirë që ju të 5 lideret me u ul e me e catu një datë për zgjedhje”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Dedaj e përmendi edhe një datë se kur do të mbahen zgjedhjet “S’don me u thanë medoemos më qenë 11 qershor data e zgjedhjeve” tha Dedaj./21Media

Back to top button