Defekte në gyp, këto fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

 

 

KRU “Gjakova” njoftoi sot se për shkak të defektit në gypin kryesorë, që ka ndodhur në fshatin Gexhë, është detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë.

Zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën e fshatrave të Anadrinit, një pjesë e fshatit Xërxë, Gexhë, Radostë, Ratkovc, Vrajak, Bratotin dhe Dejnë.

Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë”, thonë në KRU “Gjakova”.

Back to top button