Zemaj: Fushë Kosova më e mbingarkuara, do të jetë prioritet

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitoi sot Komunën e Fushë Kosovës, ku u takua me kryetarin Burim Berisha.

Zemaj tha se biseduan rreth situatës me COVID-18 si dhe për përgatitjet që po bëhen për fillimin e vitit shkollor.

Ministri Zemaj vlerësoi se Fushë Kosova është një prej qyteteve më të mbingarkuara në Kosovë dhe sipas tij i duhet përkrahje e veçantë.

“Konfirmova se kjo komunë do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështes projektet e caktuara, e do të ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Po ashtu, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF pashë nga afër kapacitetet dhe angazhimin e stafit mjekësor. Me drejtuesit biseduam për menaxhimin e situatës dhe ndihmën logjistike që do t’i ofrojmë kësaj qendre.
Mjekëve dhe infermierëve iu shpreha mirënjohje të thellë dhe i falënderova për sakrificën dhe punën e palodhshme që po bëjnë në këtë kohë të vështirë.”, shkroi Zemaj në Facebook./21Media

Back to top button