Dega e AAK-së në Junik kërkon të hetohen votat e diasporës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Junik, ka kërkuar nga Prokuroria hetimin e votave nga diaspora për Junikun, për shkak të dyshimeve se shumica e këtyre votave janë shënuar nga një person.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Junik, do ta ankimoj procesin e votimit që kanë ardhur përmes postës, pasi që siç është deklaruar edhe nga mediat, antarët e KQZ-së, etj., dyshohet se shumica apsolute e votave me postë, janë shënuar nga një person, ashtu sikurse e kemi dëshmuar ditë më parë përmes fotos, ku shihet vllau i kandidatit të LDK-së Skënder Shehu, me një grumbull fletëvotimesh, si dhe fotot e mëposhtme të zarfave të ardhura, ku shihet qartë se është e njejta dorë, i njëjti drejtëshkrim dhe i njëjti person që ka votuar në emër të qindra bashkëatdhetarëve, e që është keqpërdorim, padyshim i vullnetit të qytetarëve!”, thuhet në postimin e AAK-së – Junik në Facebook.
AAK, Dega në Junik, thotë se kanë dyshime të bazuara dhe me argumente të fuqishme se ky votim nuk është real, i falsifikuar, si në raundin e parë, ashtu edhe në balotazh.
“Andaj, kemi dyshime të bazuara dhe me argumente të fuqishme, që ky votim nuk është real, është i falsifikuar, si në ruandin e parë, ashtu edhe në ruandin e dytë, andaj i bëjmë ftesë porokurorisë dhe organeve të hetuesisë të verifikojnë çdo votë të ardhur nga jashtë! Në të kundërten, ky proces nuk mund të quhet legjitim dhe është i kompromentuar dhe qeverisja lokale e Junikut nuk mund të konsiderohet asesi legjitime”, thuhet tutje.

Ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi nga AAK, kishte grumbulluar 47,26%, ndërsa Ruzhdi Shehu nga LDK ka 37,87% në rundin e parë të zgjedhjeve. Kështu, nga rezultatet e shpallura nga KQZ, Shehu fitoi zgjedhjet me 50.61% të votave në garën ku kundërkandidat e kishte Kuçin, i cili ka fituar 49.39% të votave./21Media

Back to top button