Dejan Pantiq edhe dy muaj në arrest shtëpiak

Ish-policit Dejan Pantiq iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj. Këtë për portalin rtv21.tv ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 04.01.2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit D.P, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni129, paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Sipas Gjykatës Themelorëm gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit D.P i vazhdohet masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023.
Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.
Pantiq, ish-polic i Kosovës, u arrestua më 10 dhjetor në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas autoriteteve të Kosovës, ai dyshohet për organizmin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./21Media

Back to top button