Prokuroria flet për RTV21 për rrethanat e vdekjes së gruas në Prishtinë

Një grua është gjetur e vdekur në hyrjen e një ndërtese të mërkurën në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutine Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj këtë të enjte për portalin rtv21.tv tha se veprimet hetimore për ndriçimin e rastit janë duke vazhduar.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa veprimet hetimore janë duke vazhduar në koordinim me njësitë relevante, andaj në bazë të rezultateve të autopsisë dhe hetimeve, rasti do ta merr epilogun përfundimtar”, tha Ulaj në një përgjigje elektronike.
Ajo tha se në këtë fazë nuk mund të japin detaje të tjera./21Media

Back to top button