Kaloni te përmbajtja kryesore

Bislimi pas marrëveshjes për targat: Duhet vazhduar bisedimet për propozimin e BE-së

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për targat tha se duhet të vazhdojnë me bisedimet për propozimin e BE-së.
“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell njoftoi se marrëveshja u arrit në Bruksel.
Ai tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button