Koncerti i Dua Lipës, qershia mbi tortë e Javës së Kulturës Shqipëri – Kosovë

Nga data 21 nëntor e deri më 30 nëntor Java e kulturës Shqipëri – Kosovë në kuadër të Festave Kombëare do të prezantojë larmishërmi aktivitetesh artistike, letrare, kinematografike dhe pa dyshim edhe patriotike do të dominojnë gjatë kësaj jave në eventet që do të mbahen Tiranë, e qytete të tjera të vendit, njofton kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
E qershia mbi tortë do të jetë me 28 nëntor për Festën e Pavarësisë me koncertin e Dua Lipës në sheshin “Skënderbej”.
“Ndërkohë që i shumëpritur mbetet edhe koncerti i virtuozit Tedi Papavrami, në datën 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, apo shfaqja e filmave si “Liqeni Im” i Gjergj Xhuvanit e “Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo” i regjisorit Fatmir Koçi, në Tulla Culture Center”, shkroi Rama në Facebook.
Ndërkohë njoftoi se organizatorët e Javëve Kulturore kanë përfshirë në këto aktivitete edhe shumë artistë nga Kosova, si soprano Besa Llugiqi, Baletin Kombëtar të Kosovës si dhe grupin e mirënjohur Jericho që është planifikuar të performojë tek Pazari i ri./21Media

Back to top button