Reagon Osmani pas arritjes së marrëveshjes: Faleminderit SHBA

Pas arritjes së marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë për targat, reagoi Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani .
E për këtë mirënjohje ajo i shprehu  Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani në Twitter.


Pas takimit disaorësh mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell njoftoi se u arrit marrëveshja. Ai tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve./21Media

Back to top button