Deklaroi rrejshëm që e sulmuan dhe ia morën mbi 3 mijë, arrestohet i dyshuari nga Shtimja

Një burrë nga fshati “Gjyrkovc” i Shtimes ka raportuar rrejshëm në Polici se kinse derisa ishte duke ecur, nga një veturë kanë zbrit tre persona të panjohur dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë grabitur 3 mijë e 500 euro.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dje i dyshuari ka pranuar se rastin e kishte deklaruar rrejshëm me qëllim që të shtynte kthimin e një borgji të cilin ai e kishte.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button