Një grua ankohet se po kërcënohet nga burri e vjehrri, arrestohen të dy

Janë arrestuar dje në Prishtinë dy persona të dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesja femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është kanosur si dhe keqtrajtuar psiqikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj kosovar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button