Delawie e krahason situatën në Amerikë me Kosovën dikur

 

Ish ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, situatën e krijuar në Kongresin Amerikan e ka krahasuar me atë në Kosovë.

Ai ka kujtuar fillimet e punës së tij në Kosovë, kur Lëvizja Vetëvendosje hidhte gaz lotsjellës në seancat e Kuvendit, përcjell portali rtv21.tv

“Ngjarja e sotme në Capitol Hill më kujton muajt e mi të parë në Kosovë,  në vitin 2015 kur disa politikanë hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit për t’i bllokuar deputetët.Ashtu si sot, politikanët ishin të gatshëm ta japin demokracinë për ta arritur pushtetin. “, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ai tutje ka thënë se Kosova ka arritur ra ruajë demokracionë duke  e pasur model SHBA-në, megjithatë e ka vënë në pikëpytje se a do të kenë model tash e tutje shtetet e tjera.

“Demokracia e Kosovës mbijetoi. Kosovarët kanë synuar që shteti i tyre të jetë si SHBA-ja. Me kryengritjen e sotme, të inspiruar nga Trumpi, a do të na kenë model shtetet e tjera? Ndoshta, pasi përpjekja eshtë mposhtur. Megjithatë, unë dyshoj”, ka vazhduar tutje Delawie.

Në vitin 2015 Vetëvendosje kishte hedhur gaz lotsjellës në Kuvend duke kërkuar tërheqjen e  marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave serbe dhe atë për kufirin me Malin e Zi.

Mbrëmë, mbështetësit e Trumpit hynë në ndërtesën e Kongresit duke shkaktuar trazira derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Nga këto trazira vdiqën 4 persona. /21Media

Back to top button