Dy të mitur plagosin një burrë në Lipjan

 

Një person u ther me thikë nga dy të mitur mbrëmë në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar.

Rasti është raportuar nga viktima mbrëmë rreth orës 19:45.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjet të mprehte-thikë nga dy te dyshuar meshkuj kosovar – të mitur”, ka konfirmuar policia./21Media

Back to top button