Delawie lavdëron punën e KQZ-së

Delawie ka thënë se na pret edhe më shumë punë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka lavdëruar punën e Komisionit Qendror Zgjedhor në organizimin e zgjedhjeve të sotme në Kosovë.

Ai përmes një statusi në rrjetin social Twitter ka shkruar se na pret edhe më shumë punë.

“Bazuar nga të dhënat e vëzhguesve, KQZ Kosova është duke bërë një punë të mirë sot në organizimin e zgjedhjeve. Vazhdoni, më shumë punë do të ketë”, ka shkruar diplomati amerikan.

Back to top button