Delegacioni i Kosovës në Bosnjë po diskuton për taksën

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të CEFTA-s

Delegacioni i Kosovës kanë arritur në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku pritet që me delegacionin e kësaj të fundit të bisedojnë për taksën 100% të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Shefi i Kabinetit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj e ka konfirmuar për rtv21.tv se ekipi i Kosovës ka arritur në Bosnjë.

Delegacioni i Kosovës përbëhet nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Durim Limaj dhe nga Drejtoresha e Departamentit të Tregtisë, Sytrime Dervisholli.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe të CEFTA-s dhe përfaqësues të Ministrisë së Financave të Shqipërisë, vend ky që kryeson CEFA-n.

Ministri Shala dje ka deklaruar se as takimi i sotëm dhe asnjë tjetër nuk do të mbahen nëse dikush nga pjesëmarrësit i referohet Kosovës me emër jo-kushtetues. /21Media

Back to top button