Delegacioni konfirmon mbështetje për Kosovën

Delegacioni belg gjatë vizitës në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli priti sot në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kreu i legjislativit të vendit e konsideroi të vyer për Kosovën dhe Kuvendin e saj përvojën e gjatë demokratike belge.

Kryeparlamentari Veseli theksoi nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe në zhvillimin e brendshëm.

Në anën tjetër anëtarët e delegacionit parlamentar belg, vizitën e tyre në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideruan një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve që tashmë të dy shtetet dhe parlamentet respektive kultivojnë midis tyre, si dhe për të konkretizuar më tej këto raporte në segmente të veçanta.

Mysafirët nga parlamenti belg shprehën gatishmërinë e shtetit të tyre për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button