Parandalohet kontrabanda e rreth 1500 litra birra

Malli është konfiskuar nga dogana

Dogana e Kosovës mbrëmë ka parandaluar kontrabandën nga regjioni i veriut ku një furgon transportonte pije alkoolike.

“Mbrëmë rreth orës 21:00 njësit e doganës kanë ndaluar një automjet transportues Fiat Ducato që lëvizte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Pasi kanë ndalur automjetin në fshatin Mazgit në magjistarlen Mitrovicë-Prishtinë në këtë automjet është ushtruar kontroll, ku edhe është verifikuar vozitësi nga Mitrovica, derisa në furgon kishte të ngarkuara pije alkoolike “birra” pa dokumentacion përcjellës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Pas kontrollit është konstatuar gjendja faktike: Pije alkoolike pa mbulesë dokumentacioni përkatës (Birra ”Zajeqarsko” prodhim i Serbisë)- 148 arka x 20shishe x 0.5l Total 1480 L.

Furgoni dhe mallrat janë konfiskuar deri në përfundimin e procedurave kundërvajtëse.

Dogana fton qytetarët  nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, të lajmërojnë./21Media

Back to top button