Delegacioni parlamentar shqiptar siguron Kurtin e Osmanin për mbështetjen e Kosovës për anëtarësimin në KE

Komisioni për Integrim Evropian i Parlamentit të Shqipërisë i ka dhënë mbështetje Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe ka bërë të ditur se do të jetë krah Kosovës në proceset integruese, duke dhënë maksimumin nga përvoja e tyre.
Kjo u bë e ditur nga takimet ndaras që Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga Jroida Tabaku zhvilloi kryeministri i Ksoovës Albin Kurti dhe Presidentja e Ksoovës. Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit në takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën integrimit evropian dhe politikës së jashtme dhe për nevojën e përhershme për bashkërendim dhe koordinim.
“Delegacioni dha mbështetjen e tyre të plotë për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit të kaluar, dhe në Këshillin e Evropës, të dorëzuar në maj të vitit 2022.U bisedua gjithashtu edhe për marrëdhëniet e ngushta të dy vendeve dhe komunikimin e afërt ndërinstitucional, si dhe për zbatueshmërinë e marrëveshjeve bilaterale, me theks ato në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë , ky delegacion u prit edhe nga presidentja, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit për media në takim u diskutua për mundësitë e fuqizimit të koordinimit në politikën e jashtme, në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, me fokus të veçantë në sferën e integrimit evropian.
“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Shqipërisë në procesin e integrimeve evropiane, ndaj ka kërkuar që të vazhdojë edhe më tej të jetë zë i fuqishëm i Kosovës. Sipas Presidentes Osmani, Kosova llogaritë në mbështetjen e Shqipërisë në rrugën euroatlantike, në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button