Deliu-Kodra: Është më shumë program synimesh dhe dëshirash

 

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka thënë se programi që ka sjellë Qeveria nuk ka as afate kohore e as kosto buxhetore.

Deliu-Kodra ka shtuar se, është më pak program synimesh e më tepër program dëshirash.

“Është më shumë program synimesh, e më shumë dëshirash të kalkuluar në votë elektorale që nuk është fare pasqyruar në kornizën afat-mesme të shpenzimeve të cilat ju si qeveri e Vetëvendosjes e keni votuar”, ka thënë ajo. në seancën e Kuvendit që është duke u mbajtur në të cilën do të diskutohet programi i Qeverisë së Kosovës për vitit 2021-2025./21Media 

Back to top button