Filloi konferenca statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

 

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur konferenca e pestë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale në Hagës për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, në tetor të vitit të kaluar konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999.

Që të katërtit janë deklaruar të pafajshëm dhe që nga nëntori i vitit 2020 gjenden në paraburgim në Hagë./21Media 

Back to top button