Deliu-Kodra: Komunat dhe shkollat janë braktisur nga kjo qeveri

 

Deputetja e Partisë Demokratike të kosovës, Blerta Deliu-Kodra, sot në seancën ku po diskutohet në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, ka thënë se masat e vendosura në marsin e vitit 2020 kanë ndikuar në procesin e mësimit.

Deliu ka thënë se një numër i madh i nxënësve nuk kanë marrë pjesë fare në mësimin online.

“Është krijuar ndarje mes nxënësve për shkak edhe të kushteve. Gjysmëvjetori i dytë i vitit të kaluar ishte i humbur. Qeveria edhe pse kishte kohë për të organizuar mësimin, e filloi me dy javë vonesë. Komunat dhe shkollat janë braktisur nga kjo qeveri”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra ka theksuar edhe problemin e familjeve që kanë më shumë fëmijë dhe nuk kanë aq pajisje elektronike për tu kyçur në mësimin online./21Media

Back to top button