Nasa me mision të ri në planetin Venera

 

Agjencia amerikane e hapësirës, Nasa, ka bërë të ditur se ka gati dy misione të reja, kësaj radhe në planetin Venera.

Ky ekzaminim do të bëhet me qëllim që të zbulohet atmosfera dhe kushtet gjeologjike në këtë planet.

Është paraparë që ky mision të realizohet me fillim nga vitit 2028 dhe 2030.

Administratori i Nasa-s, Bill Nelson, tha se ky mision do të ofronte mundësi të realizohej një hulumtim në një planet në të cilin nuk kemi qenë për më shumë se 30 vjet.

I fundit që vizitoi këtë planet ishte orbitri i Magellanit, në vitin 1990.

Planeti Venera, është i dyti pas diellit që njihet si planeti më i nxehtë në sistemin solar me një temperaturë prej 500 gradë Celsius./21Media

Back to top button