Dembele s’llogarit në Bremerin, shënon gol mahnitës kundër Juventusit 

Ylli francez shënoi dy gola tejet të bukur në barazimin e mbrëmshëm 2:2 të Barcelonës, ku te goli, i cili e zhbllokoi rezultatin, la të shtrirë mbrojtësin e ri të Juventusit, Gleison Bremer-in.
Barcelona barazoi miqësoren e saj të parafundit parasezonale në Amerikë me rezultat 2:2, me gjigantin italian, Juventus.
Ndeshja që u zhvillua në “Cotton Bowl” në Dallas, u dominua nga Barcelona.
Ousmane Dembele ishte ai që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 34’ para se Moise Kean të barazonte shifrat për Juventusin pesë minuta më vonë.
Vetëm një minutë pas kësaj, Dembele e riktheu epërsinë e Barcelonës në 2:1, por Kean barazoi sërish rezultatin në 2:2 në minutën e 51’.
Barcelona dominoi 59% të posedimit të topit, realizoi 501 pasime dhe 20 goditje në portën e Juventusit.
Ndërkaq, Dembele kur e zhbllokoi rezultatin në 1:0, ai shënoi njërin nga golat më të bukur të karrierës së tij te “Blaugranët”, pavarësisht se ishte ndeshje miqësore.
Golin e parë të Dembeles kundër Juventusit e gjeni më poshtë.

Back to top button