Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”: “Mos na detyroni ta flijojmë vetveten”
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” protestuan sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, pasi u është ndërprerë puna në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Kërkesë e tyre është kthimi në punë.
Punëtori Enver Sadiku, tha se ka kontribuar shumë me punën e tij. Sipas tij, “Kosova Thëngjili” është ai që furnizon me shkolla, me çerdhe, kompanitë e qytetarët.
“Na nëse nuk jemi në gjendje, e nuk jemi profitabil, atëherë nuk e di se çka duhet me bë. A ka njeri që mendon mirë për këtë shtet këtu?. Qeveria le të merret me njerëz të vet”, tha Sadiku.
“Mos na detyroni ta flijojmë vetveten”, shtoi ai./21Media