Tre gjakovarë të arrestuar për dhunë në familje
Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në Gjakovë.
Të mërkurën rreth orës 22:00, Policia ka arrestuar një person që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuar që sipas Policisë, vuan nga sëmundje mentale, dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor. Më pas i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Të enjten rreth orës 10:00, Policia ka arrestuar një person që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa rreth orës 18:30 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht prindin e tij. I dyshuari, sipas Policisë, ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media