Demi Lovato rikthehet në shtëpi pasi u shtrua sërish në një qendër rehabilitimi

Demi Lovato  është kthyer në shtëpi pas përfundimit të një periudhe tjetër rehabilitimi.
Page Six ka raportuar se Demi që doli jobinar në majin e vitit të kaluar, së fundmi u dërgua në një qendër trajtimi në Utah, por tani është kthyer në shtëpi.
Periudha e fundit e Lovatos në rehabilitim arrin gati një vit pasi u fol për detajet e betejës personale me shëndetin mendor dhe varësinë të përmbledhura në dokumentarë me katër pjesë në YouTube, “Demi Lovato: Dancing with the Devil”.
“Kam pasur tre goditje në tru, kam pasur një atak në zemër. Mjekët e mi më thanë se kisha edhe pesë deri në 10 minuta. Unë mbeta me dëmtim të trurit dhe i përballoj edhe sot efektet e kësaj. Unë nuk drejtoj makinë sepse nuk shoh mirë. Gjithashtu, për një kohë të gjatë e kisha shumë të vështirë të lexoja”, tha Demi kur foli për mbidozën gati fatale në vitin 2018, e cila e la atë të shtruar në spital për dy javë pasi mori një përzierje të oksikodonit dhe fentanilit, transmeton rtv21.tv
“Unë jam mirënjohës për ato kujtime, por gjithashtu jam shumë mirënjohëse që isha dikush që nuk duhej të bëja shumë rehabilitim. Rehabilitimi erdhi nga ana emocionale dhe nga ana terapeutike, nga brenda. Unë bëra shumë punë pas kësaj – jo fizikisht”, shtoi Lovato.
Në maj, Lovato ka shkruar në Twitter për të ndarë se ajo po dilte si jo-binare dhe do të përdorte përemrat ata/ato.
“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për të ndarë diçka shumë personale me ju”, tha Lovato në një video emocionuese të shpërndarë në Twitter. “Gjatë një viti e gjysmë të kaluar kam bërë disa punë shëruese dhe vetë-reflektuese dhe përmes kësaj pune, kam pasur zbulimin që e identifikohem si jobinare. Zyrtarisht do t’i ndryshoj përemrat e mi në ata/ata. Ndjej se kjo përfaqëson më së miri rrjedhshmërinë që ndiej në shprehjen time gjinore dhe më lejon të ndihem më autentike dhe e vërtetë me personin që të dy e di se jam dhe ende po e zbuloj”, ka shkruar Lovato./21Media

Back to top button