Dëmi që i është shkaktuar personelit shëndetësor nga Qeveria, sipas Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh dhe deputet, prezantoi sot dëmin që sipas tij, i është shkaktuar personelit shëndetësor nga Qeveria aktuale.
Postimin e tij në rrjetet sociale, Haradinaj e filloi me një pyetje drejtuar qytetarëve, “A e dini sa i madh është dëmi që i është shkaktuar sektorit shëndetësor në Kosovë, për shkak të mosaprovimit të Ligjit të Pagave?”.
“Dje e kam paraqitur para jush vetëm dëmin e shkaktuar ndaj mjekëve specialistë, e sot për mbarë personelin shëndetësor. Dëmi që i është bërë sektorit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti, e cila padrejtësisht po i mban paratë e mjekëve dhe infermierëve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore është rreth 25 milionë euro”, shkroi ai.

Kreu i AAK-së paralajmëroi se nesër do të paraqesë dëmin e shkaktuar Policisë së Kosovë./21Media

Back to top button