Demokristianët edhe zyrtarisht me PDK-në

Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar sonte në mbrëmje koalicion parazgjedhor edhe me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës

Pas nënshkrimit të koalicionit me krerët e PSHDK-së, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Fillimi i Ri do të sjell perspektivë të sigurt ekonomike dhe integruese për Kosovën.

“Unë jam jashtëzakonisht i nderuar në rend të parë që e bëmë një marrëveshje e cila do ti shërben Kosovës për një Fillim të Ri. Për një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, për një Kosovë industriale, për një Kosovë ku të rinjtë tanë do ta kenë perspektivën e tyre, me një ekonomi edhe një herë e përsëris, se ky do të jetë prioriteti ynë. Dhe në të njëjtën kohë me njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për shtetin vet, ku veçanërisht gratë dhe të rinjtë kanë perspektivën dhe shanset e barabarta, me privilegj, që të jenë të integruar në tërësi në përgjegjësit tona për ndërtimin e shtetit tonë”, tha Veseli.

Kurse krerët e PSHDK-së pasi iu bashkuan platformës qeverisëse Fillimi i Ri, kanë deklaruar se koalicioni me PDK-në është koalicioni më i natyrshëm dhe do t’i sjellë Kosovës të ardhme të sigurt.

“Qëllimi i këtij koalicioni është që Kosovën ta avancojmë më tutje kryesisht në aspektin ekonomik, sepse vërtetë kemi shumë nevojë të ndryshojmë gjendjen të cilën e kemi sot”, ka thënë nënkryetari i PSHDK-së Zef Morina.

Gjatë ditës PDK ka nënshkruar marrëveshje edhe me shtatë subjekte tjera politike./21Media

Back to top button