Demolli: 400 mijë të punësuar në Gjermani

Përfaqësues të bizneseve i thanë RTV21, se po vuajnë për punëtorë pasi që një numër i madh i tyre e kanë lëshuar Kosovën, Oda ekonomike tha se përveç krizës me inflacionin shqetësim për bizneset mbetet mungesa e fuqisë punëtore Ndërkaq për profesorin e ekonomisë Muhamet Mustafa, numri i njerëzve që krijojnë të ardhura mund të jetë afër 500 mijë përfshirë punëtorët jo formal, por që shqetësuese për profesorin Mustafa mbeten pagat e vogla dhe emigrimi i popullatës

Kryeminstri Kurti dhe ministri i financave Murati, gjatë fundjavës thanë se me politikat e tyre kanë arritur për herë të parë numrin prej mbi 400 mijë të punësuarve, duke forcuar, siç thanë, ekonominë e Kosovës.

”Për herë të parë ekonomia jonë ka mbi 400,000 pozita të regjistruara të fuqisë punëtore aktive. Ky është një tregues i forë i suksesit të politikave tona ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me afëtsi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të sukseshëm në fuqinë punëtore”, tha Kurti.

Sektrori me më shumë të punësuar në Kosovë është gastronomia me afër 20 mijë punëtorë formal dhe 10 mijë të tjerë joformal. Kryetari i sindikatës së gastronomëve, Visar Demolli thotë se këto shifra nuk janë reale për shkak të siç thotë ai, shumica e këtyre punëtorëve kanë ikur jashtë vendit.

“Kjo shifër 400 mijë për Gjeramni, Zvicërr apo, për Kosovë, 100% e pavërtetë po flas në sektorin ku vijë unë si gastronomi po ti kishim 10mijë punëtor brenda 24 orëve do të sistemoheshin, kështu që ajo nuk qëndron për neve sepse aq ka nevojë për punëtorë për hotelieri dhe gastronomi sa që po vijnë nga Banglladeshi nga Filipinet dhe prape nuk ju mjafton”, tha Demolli.

Sektori privat është punëdhënsi më i madh në Kosovë, me mbi 250 mijë të punësuar. Njazi Musliu, pronar i një kompanie thotë se Kosova po vuan për punëtorë.

“… vështirësitë gjithmonë kanë qenë thuajse viteve të fundit dhe se ne si zgjidhje kemi bo një kërkesë nga shtetet aziatike dhe ka fundi i gushtit, do ti kemi mbi 25 punëtor nga shtetet aziatike…ne kemi edhe kontrata të reja mirëpo shkaku i mungesës së punëtorëve dhe punëtorëve profesional ne duhet me i reduktu edhe kontratat apo marrëveshjet mos me i kontraktu sepse ka mungesë të fuqisë punëtore”, tha Musliu.

Në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna, flet për shifra të tjera të të punësuarve. Sipas Rafunës, përveç inflacionit dhe pandemisë problem për bizneset është shfaqur edhe fuqia punëtore.

“…ndërkaq tash është 280mijë janë të punësuar në sektorin privat dhe 83/4 mijë në sektorin publik që i bjen 360/70 mijë dhe këto janë të dhënat dhe statistikat që unë kam jo sipas të dhënave tona nuk e mbrrijnë shifrën mbi 400mijë dhe kjo është një shifër që i ka dalë ndërvite në Kosovë”, deklaroi Rafuna.

Profesori universitar i ekonomisë Muhamet Mustafa, thotë se numri i 400 mijë të punësuarve mund të jetë i qëndrueshëm, por thekson së për të pasur vlerësim të saktë duhet të ketë regjistrim të popullsisë, gjë që, sipas tij, po shtyhet qëllimshëm.

“ 400 mijë vende pune të evidentuara mendoj që mund t’jetë shifër reale por nuk i ka punësu kjo qeveri sipas një studimi që kemi ba na në vitin 2003 kanë qenë dikiu 320 mijë vet që janë të regjistrum që krijojnë të ardhura tash merreni për 10 vjet mu pas rritë nga 5 mijë të punësuar përafërsisht vjen te kjo shifër… për me e ditë gjendjen qysh e kemi duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë i cili po shtyhet qëllimshëm dhe është një problem bukur i theksum për me zhvillu politika të duhura”, tha Mustafa./21Media

Back to top button