Dëmtimi i infrastrukturës rrugore, Rama me kritika për autobusët privatë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në rrjetet sociale ka publikuar disa pamje, ku shihet një autobus privat, i cili është parkuar në trotuar.
Po ashtu, aty shihet një nga shoferët e autobusit duke tentuar ta largojë pengesën, e duke e dëmtuar kështu infrastrukturën.
Lidhur me këtë i pari i Prishtinës ka pasur kritika për shoferët e autobusëve privat.
“Derisa ne bëjmë çmos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore. Duhet ta duam, ta respektojmë dhe të kujdesemi për Prishtinë tonë!”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media

Back to top button