Kroatët stolisen me të bronztën në Botëror

Gjashtë kampionate botërore, tre medalje  ky është bilanci fantastik i Kroacisë, një vend i cili ka vetëm katër milionë banorë.
Edhe pse nuk arritën ta përmbushin ëndrrën e finales, Kroacia nuk doli duarbosh nga Kupa e Botës “Katar 2022”, pasi që është stolisur me medaljen e bronztë.
Kroatët e mbyllin këtë Botëror me fitore 2:1 ndaj Marokut, fitore kjo e cila ia siguroi kombëtares së Zlatko Dalic vendin e tretë në këtë turne.
Pas ndeshjes u bë ceremonia e ndarjes së medaljeve, dhe më poshtë i gjeni disa nga ato momente.

Back to top button