Dëmtohet dera e një kishe në Prizren

Policia informoi se mbrëmë u dëmtua dera e kishës ortodokse “Shën Pantelija” në Prizren.

Siç u raportua në Polici nga një qytetar, dera e objektit kishtar u tentua të digjej.

“Më 17.04.2023 rreth orës 23:09, një qytetar ka vërejtur një zjarr në afërsi të derës së një kishe, ai ka reaguar dhe ka arrit ta fik zjarrin pa u shkaktuar dëme të mëdha. I njëjti ka njoftuar policin se në rrugën Haxhi Krasniqi në Prizren, saktësisht tek objekti kishtar “Shën Pantelija”- kishë ortodokse, të dyshuar të pa njohur kanë tentuar ta djegin derën e hyrjes së këtij objekti. Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje konfirmojnë se në vendin e ngjarjes kundërmon era e benzinës dhe është një shishe e plastikës që është djegur.”, informoi Policia.

Në lidhje me rastin, u njoftua Prokurori i Shtetit, i cili rekomandoi që të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./21Media

Back to top button