Dëmtoi varrezat në Kllokot, arrestohet 37-vjeçari
Një burrë me inicialet T. N, 37-vjeçar nga Kllokoti është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin “Dëmtim i varreve apo kufomave” .
“Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitareve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin Themelore në Gjilan në lidhje me rastin “Dëmtim i varreve apo kufomave” i cili ka ndodhur më datë: 02.10.2022 në qytetin e Kllokotit në varrezat Ortodokse , sot më datën 08.12.2022 është arritur të identifikohet dhe ta arrestohet i dyshuari T.N.(1985) (M/S/K) me vendbanim në qytetin e Kllokotit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën vepër penale./21Media