Dënim me burgim për policët që dyshohen për keqpërdorim të detyrës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.V-B, V.D dhe I.U për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të akuzuarit A.V-B dhe V.D janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj për secilin veç e veç, ndërsa sipas komunikatës, koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2019 deri me datë 24.04.2021, do të ju llogaritet në dënimin e shqiptuar.
I akuzuari I.U është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 muaj (në të cilën do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 28.05.2019 deri me datë 24.08.2020 .
“Të akuzuarve A.V-B, V.D dhe I.U i është shqiptuar Dënim Plotësues Ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej tre viteve (3 viteve), pas mbajtjes së dënimit”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button