Shkëputet nga rrjeti reaktori i fundit që operon në Zaporizhzhia

Blloku i fundit i reaktorit të punës së termocentralit bërthamor Zaporizhzhia është shkëputur pasi granatimet ruse ndërprenë linjat e energjisë.
Sipas operatorit shtetëror të energjisë, shkëputja u bë si pasojë e zjarrit.
“Sot si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga granatimet është shkëputur linja e transmetimit. Si rezultat njësia nr.6 e cila aktualisht furnizon vetë nevojat e termocentralit u shkarkua e u këput nga rrjeti”, bëhet e ditur në njoftim.
Kompania i ka thënë Reuters se reaktori po funksionon dhe po siguron nevojat e vetë centralit për energji elektrike pavarësisht shkëputjes së tij nga rrjeti.
Gjeneratorët rezervë me naftë të uzinës, të cilët ofrojnë energji për ftohje në rast mbylljeje, nuk janë ndezur, shtuan ata.
Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galushchenko paralajmëroi se bota është edhe një herë “në prag të një katastrofe bërthamore”./21Media

Back to top button