Dënimi i Gucatit e Haradinajt, Jashari: Kjo padrejtësi do përfundojë

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, tha se me shqetësim e mori lajmin që dy luftëtarët e lirisë Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Kjo sipas tij, është edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët.
“Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në mënyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj. Uroj që në Apel të përmirësohet ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të Lirisë. Miq të mi, Hysni dhe Nasim vazhdoni të mbeteni të fortë, kjo padrejtësi do përfundojë dhe ne do shihemi shpejtë në Kosovën tonë të dashur”, shkroi Jashari në Facebook.
Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë sot Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 euro./21Media

Back to top button