Gucati e Haradinaj shpallen fajtor

Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Gjykata Speciale.
Ata janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 euro.
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale ka konstatuar se Gucati e Haradinaj kanë kryer veprën e zbulimit të informacioneve të mbrojtura me publikimin e dokumenteve të kësaj gjykate.
Sipas tyre, vepra u krye duke ua ofruar gazetarëve dokumentet e duke inkurajuar dorëzimin e dokumenteve të ngjashme edhe më tej.
Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe janë transferuar në njësinë e paraburgimit të DHSK-së, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020./21Media

Back to top button