Dënimi i Mustafës dhe reagimet në Kosovë

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar.
“Dënim me 10 vjet burgim për krimi ne luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.
Dënimi i tij ka ngjallur reagime të shumta
Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka quajtur të papranueshëm dënimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale.
Kurti ka thënë se Mustafa ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për ta çliruar vendin e vet. Ai, verdiktin e Speciales, e ka quajtur indinjues.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas dënimit prej 26 vjet burgim për Salih Mustafën nga Gjykata Speciale.
Ai përmes një postimi në “Facebook” ka thënë për Specialen “gjykatë që bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit; Gjykatë që punon për t’i pajtuar shqiptarët e serbët”.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” ku ka thënë se dënimi i sotëm Salih Mustafës, është dënim i rëndë që nxitë indinjatë tek secili shqiptar.
“Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës”, ka deklaruar ai.
Kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj, ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Ai ka shtuar se dënimi i sotëm ishte vetëm një shkallë e drejtësisë, ai shpreson se në një shkallë tjetër Mustafa do të shpallet i pafajshëm./21Media

Back to top button