Dënohet me 13 vjet burgim roja në ambasadën britanike që spiunoi për Rusinë

Një spiun në ambasadën britanike të Berlinit, i cili shiti sekrete Rusisë është dënuar me 13 vjet e dy muaj burg.
David Smith, 58 vjeç, u përpoq të dëmtonte interesat e Britanisë duke kaluar detaje të ambasadës dhe stafit të saj për pagesa në para.
Duke e dënuar atë, gjykatwsi Justice Wall tha se Smith “i kishte vënë njerëzit në rrezik maksimal”.
Policia e Mbretërisë së Bashkuar i ka përshkruar veprimet e Smith si “të pamatura dhe të rrezikshme”.
Ata kanë zbuluar se si spiuni u kap në një hetim që përfshin dy agjentë të rremë rusë që punonin për shërbimet britanike të sigurisë./21Media

Back to top button