Dënohet me 25 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në AKI
Gjykata Themelore në Prishtinë të premten e ka dënuar me dënim unik prej 25 vitesh burgim të akuzuarin Valon Ibërdemaj, i akuzuar për rastin e vrasjes që kishte ndodhur në objektin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) në shtator të vitit 2018.
I akuzuari V.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 25 vjet, e që në dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që nga data 04.09.2018. Të akuzuarit V.I me aktvendim të veçantë nga gjykata, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
I akuzuari V.I është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë pasi që me datë 04.09.2018 në objektin e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë –AKI kishte privuar nga jeta tani të ndjerin I.S.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate./21Media