Putin iu flet rusëve duke festuar 8 vjetorin e aneksimit të Krimesë

Në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin sapo ka folur me dhjetëra mijëra rusë të cilët janë mbushur brenda stadiumit Luzhiniki, në një ngjarje që feston tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.
Stadiumi është i mbushur me flamuj rusë dhe shkronjën “Z”, e cila ka ardhur për të simbolizuar pushtimin, transmeton rtv21.tv.
Putin përshëndet “operacionin special” të Rusisë në Ukrainë, duke pretenduar se objektivi i tij është të shpëtojë vendasit “nga vuajtja nga gjenocidi”.
Për brohoritje, ai i thotë turmës “Rusia përpara!”./21Media

Back to top button