Arrestohet një person për dhunë në familje dhe posedim të pa autorizuar të armëve

I dyshuari N.K nga Prizreni është arrestuar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij po ashtu e ka demoluar shtëpinë duke shfaqur agresivitet te theksuar.
Reagimi policor ishte i menjëhershëm dhe zyrtarët policor kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Ndërsa i dyshuari është arrestuar. I dyshuari ka treguar se posedon armë me leje përkatëse. Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një pistoletë, një pushkë M 48, 169 fishek te llojeve dhe kalibër te ndryshëm dhe një karikator.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori shtetit, është iniciuar rasti dhe personi i dyshuar me urdhër të prokurorit ndalet për 48 orë për procedura të mëtejme./21Media

Back to top button